Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend,
Artmotion, njofton me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball
Association (NBA), duke siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit për pesë
vitet e ardhshme në Kosovë.
Falë kësaj marrëveshjeje shumëvjeçare, shikuesit kosovarë do
të vazhdojnë të shijojnë spektaklin më të madh të basketbollit botëror, duke
përfshirë ndeshjet e sezonit të rregullt, Playoff-et, NBA Finals, si
dhe ngjarje të veçanta si NBA All-Star
Weekend, NBA Draft, NBA In-Season Tournament, dhe shumë
evente të tjera ekskluzive.
Ky partneritet i ri e përforcon pozitën e Artmotion si
platforma kryesore sportive në Kosovë, duke ofruar përmbajtje të pasur,
komentim profesional dhe transmetime në cilësi të lartë HD për një përvojë
shikimi të pakrahasueshme.
Përveç NBA-së, Artmotion mbetet destinacioni kryesor
për ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare, përfshirë UEFA Champions
League, Premier League, La Liga, Serie A, Europa League, Conference League,
Formula 1, MotoGP, Judo, UFC, si dhe Superligën e Kosovës në Futboll dhe
Basketboll, me transmetime ekskluzive për komunitetin sportdashës.
Kjo ripërtrije e rëndësishme e bashkëpunimit me NBA-në konfirmon
përkushtimin e Artmotion për të sjellë sportin më të mirë botëror në çdo shtëpi
në Kosovë, duke ofruar përmbajtje premium dhe eksperiencë televizive të nivelit
ndërkombëtar.