Artmotion është kompani e licencuar për të ofruar shërbimet e Internetit, televizionit dixhital, IPTV/OTT, TV Broadcaster si dhe ndërtim të nyjve ndërkombëtare të internetit. Për të ofruar lidhje të shpejtë dhe të mirë me botën. Artmotion ka siguruar linka të shumtë ndërkombëtarë në rrugë të ndryshme ashtu që shërbimi të jetë gjithmonë i qasshëm. Ndërsa për të ofruar programacionin më të mirë dhe më ekskluziv në vend dhe më gjerë, Artmotion bashkëpunon me kompanitë më të mëdha ndërkombëtare e po ashtu me televizionet më të shikuara Shqiptare e Kosovare. U themelua në vitin 2004 duke pasur në fokus ofrimin e shërbimeve nga fusha e teknologjisë për biznese dhë më vonë filloi të ofroj edhe shërbime interneti të dedikuar për biznese. Nga viti 2008 Artmotion krijoi linjat e veta ndërkombetare dhe po ashtu shtrin mbulueshmërinë përmes linkave mikrovalor pothuajse në tërë Kosovën. Kështu që nga viti 2008 bëhet një ndër ISP kombëtar për ofrimin e shërbimeve të internetit.
Nga viti 2011-2012, Artmotion fillon ofrimin e shërbimeve broadband për klientë rezidencial duke përdorur teknologjinë e fundit, FTTH dhe IPTV për herë të parë në Kosovë. Fillimisht në lagjet kryesore të Prishtinës e më vonë edhe në disa zona tjera në Kosovë, Interneti përmes fibrit bëhet sinonim për kompaninë tonë. Në këtë kohë Artmotion ndërton edhe rrjetin backbone vetanak përmes fibrave optik.
Në vitin 2018 Artmotion u ri-brendua në tërësi dhe filloj zgjerimin e rrjetit broadband në tërë Kosovën duke përdorur teknologjinë e fundit për ofrim të shërbimeve brezgjerë tek klientë rezidencial dhe biznes. Në Prishtinë, në selinë e re u ndërtua dataqendra më moderne e standardeve më të larta dhe e ranguar si TIER 3. Nga këtu fillon ndërtimi i rrjetit të qasjes dhe atij shtylle (backbone) në tërë territorin e Kosovës. Në të njëjtën kohë Artmotion nga dataqendra moderne lëshon 14 kanale të vetat me kontent të ndryshëm (përmbajtje programore) dhe pikërisht këtu fillon të bëhet ndryshimi në tregun e Kosovës duke ofruar shërbim të mirë, programacion me vlerë, internet të shpejtë dhe çmim të lirë. E tërë kjo u përmbledhë në një slogan të vetëm: TJETËR NIVEL, me të cilin Artmotion filloj rrugëtimin drejt majave të sukseseve.
Shumë shpejt Artmotion bëhet emër shumë i njohur dhe sinonim për shumë ngjarje dhe kontente ekskluzive në platformën televizive e po ashtu edhe bënë dallimin në ofrimin e shërbimit të shpejtë dhe cilësor. Në vitin 2019 Artmotion lëshon edhe OTT aplikacionin ARTMOTION ku përveç live stream të kanaleve më ekskluzive në vend ofrohen edhe shërbime tjera si VOD, CatchupTV, etj
Misioni ynë është për të ofruar lidhje të shpejtë dhe direkte me botën. Artmotion ka siguruar linka të shumtë ndërkombëtarë në rrugë të ndryshme ashtu që shërbimi të jetë gjithmonë i qasshëm. Ku për të ofruar programacionin më të mirë dhe më ekskluziv në vend dhe më gjerë, Artmotion bashkëpunon me kompanitë më të mëdha ndërkombëtare, e po ashtu me televizionet me të shikuara në Shqipëri dhe Kosovë.ë
Vizioni i Artmotion është të kaloj përtej niveleve ndërkombëtare, duke sjellur teknologjinë më të fundit çdo herë dhe duke përcjellur risitë dhe trendet me kanalet dhe kontentin më të kërkuar.
Nga viti 2011-2012, Artmotion fillon ofrimin e shërbimeve broadband për klientë rezidencial duke përdorur teknologjinë e fundit, FTTH dhe IPTV për herë të parë në Kosovë. Fillimisht në lagjet kryesore të Prishtinës e më vonë edhe në disa zona tjera në Kosovë, Interneti përmes fibrit bëhet sinonim për kompaninë tonë. Në këtë kohë Artmotion ndërton edhe rrjetin backbone vetanak përmes fibrave optik.
U themelua në vitin 2004 duke pasur në fokus ofrimin e shërbimeve nga fusha e teknologjisë për biznese dhë më vonë filloi të ofroj edhe shërbime interneti të dedikuar për biznese. Nga viti 2008 Artmotion krijoi linjat e veta ndërkombetare dhe po ashtu shtrinë mbulueshmërinë përmes linkave mikrovalor pothuajse në tërë Kosovën. Kështu që nga viti 2008 bëhet një ndër ISP kombëtar për ofrimin e shërbimeve të internetit. Në vitin 2018 Artmotion u ri-brendua në tërësi dhe filloj zgjerimin e rrjetit broadband në tërë Kosovën duke përdorur teknologjinë e fundit për ofrim të shërbimeve brezgjerë tek klientë rezidencial dhe biznes. Në Prishtinë, në selinë e re u ndërtua dataqendra më moderne e standardeve më të larta dhe e ranguar si TIER 3. Nga këtu fillon ndërtimi i rrjetit të qasjes dhe atij shtylle (backbone) në tërë territorin e Kosovës. Në të njëjtën kohë Artmotion nga dataqendra moderne lëshon 14 kanale të vetat me kontent të ndryshëm (përmbajtje programore) dhe pikërisht këtu fillon të bëhet ndryshimi në tregun e Kosovës duke ofruar shërbim të mirë, programacion me vlerë, internet të shpejtë dhe çmim të lirë. E tërë kjo u përmbledhë në një slogan të vetëm: TJETËR NIVEL, me të cilin Artmotion filloj rrugëtimin drejt majave të sukseseve.