Mbrojtja e të dhënave personale në “Artmotion” Sh.p.k
“Artmotion” Sh.p.k me adresë në Prishtinë, Lidhja e Pejës, Zona Industriale, është e themeluar në vitin 2003 dhe nga viti 2008 ka filluar me ofrimin e shërbimeve të Internetit në Kosovë, kurse nga vitit 2011 ofron edhe shërbime të televizionit kabllor.
Bazuar në Ligjin Nr.06/L-082 “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale” Artmotion përpunon të dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të saj të komunikimeve elektronike. Përpunimi nënkupton marrjen e të dhënave personale si dhe përdorimin e tyre për nevojat e zbatimit të marrëveshjes për ofrimin e shërbimit të zgjedhur nga përdoruesi.
Të gjitha të dhënat personale që Artmotion mbledh nga përdoruesit e shërbimeve të saj, përdoren dhe përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe gjithmonë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
Konform Ligjit “Artmotion” mbledh të dhënat personale si:
- Emri, mbiemri, numri personal, adresa, e-mail adresa, numri kontaktues;
- Të dhënat që ndërlidhen me shërbimin e internetit, siç mund të jenë e-mail adresa, username, IP adresa, lokacioni për Ip adresë;
- Të dhënat që ndërlidhen me shërbimin e televizionit DTV si dhe MY.ARTMOTION;
- Të dhënat që ndërlidhen me aplikacionet e Artmotion për blerje të shërbimeve online si dhe në web faqen zyrtare të Artmotion.
- Thirrjet drejtuar Qendrës së thirrjeve të Artmotion me rastin e parashtrimit të Ankesave/Kërkesave.
Bazuar në dhënien e pëlqimit sipas Ligjit Nr.06/L-082 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” përpunimi do të kryhet;
- Për të përmbushur detyrimet kontraktuale dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të kompanisë ose të palëve të treta.
- Për të përmbushim detyrimet ligjore.
- Për të përmbushur interesat tona legjitime, për shembull për të kuptuar se si i përdorni shërbimet tona të produkteve e cila na lejon të zhvillojmë produkte dhe shërbime të reja dhe të personalizojmë shërbimin për ju.
- Informacion të personalizuar për ofertat e Artmotion
- Për marketingun e shërbimeve tona.
- Adresa e protokollit të internetit (IP adresa),
- Të gjitha të dhënat dhe informatat e tjera të ngjashme që mund të përdoren në rast të sulmeve ndaj sistemeve tona të teknologjisë së informacionit.
Cookies
Përmes përdorimit të cookies në web faqen zyrtare https://artmotion.net/ mund t’u ofrojë përdoruesve të kësaj faqeje të internetit shërbime më të lehta për përdoruesit e që nuk do të ishin të mundshme pa vendosjen e cookies. Me anë të një cookie, informacioni dhe ofertat në faqen tonë të internetit mund të optimizohen duke pasur në mendje përdoruesin. Cookies na lejojnë, të njohim përdoruesit e faqes tonë. Qëllimi i kësaj njohje është që t’ua lehtësojë përdoruesve shfrytëzimin e faqes tonë të internetit. Përdoruesi i faqes që përdor cookies, p.sh. nuk duhet të shënoj të dhënat për qasje sa herë që qaset në faqen e internetit, sepse kjo bëhet nga faqja e internetit, dhe cookie është ruajtur në sistemin e kompjuterit të përdoruesit. Subjekti i të dhënave mundet në çdo kohë të parandalojë vendosjen e cookies nëpërmjet faqes sonë të internetit me anë të një aranzhimi korresponduese të shfletuesit të internetit dhe kështu mund të mohojë përgjithmonë vendosjen e cookies. Për më tepër, cookies tashmë të vendosura mund të fshihen në çdo kohë nëpërmjet shfletuesit të internetit ose programeve të tjera softuerike. Kjo është e mundur në të gjithë shfletuesit e internetit. Nëse subjekti i të dhënave deaktivizon vendosjen e cookies në shfletuesin e Internetit, jo të gjitha funksionet e faqes sonë të internetit mund të jenë plotësisht të përdorshme.
Ruajtja e të dhënave nga Artmotion
Artmotion ruan të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit, për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje. Me rastin e përmbushjes së qëllimit të përpunimit, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme, pastaj të dhënat personale asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime, përveç nëse është paraparë ndryshe me ndonjë ligj tjetër përkatës.
Zbulimi i të dhënave tek Agjencitë dhe Organet e zbatimit të ligjit
Artmotion mund të zbulojë informacionin tuaj për organet e zbatimit të ligjit, agjencitë qeveritare ose palët e treta të autorizuara, në përgjigje të një kërkese të verifikuar në lidhje me veprimet terroriste, hetimet penale ose aktivitetet e pretenduara të paligjshme ose ndonjë aktivitet tjetër që mund të na ekspozojë, ose ndonjë përdorues tjetër para ndonjë përgjegjësie ligjore. Artmotion është e detyruar që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhrit të prokurorisë apo gjykatës kompetente, t’i përcjellë të dhënat tuaja personale nëse kërkohet organeve të specializuara të shtetit vetëm në rast të një hetimi penal.
Kontakti
Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikën e privatësisë ju lutem të mos hezitoni të na kontaktoni, nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e të dhënave për qëllimin e mësipërm, ju lutemi të na kontaktoni me shkrim në adresën [email protected]