Artmotion është kompani e licencuar për të ofruar shërbimet e Internetit, televizionit dixhital, IPTV/OTT, TV Broadcaster si dhe ndërtim të nyejve ndërkombëtare të internetit.

Per te ofruar lidhje te shpejte dhe te mire me boten, Artmotion ka siguruar linka te shumte nderkombetare ne rruge te ndryshme ashtu qe sherbimi te jete gjithmone i qasshem. Ndersa per te ofruar programacionin me te mire dhe me eskluziv ne vend dhe me gjere, Artmotion bashkepunon me kompanite me renome nderkombetare e po ashtu me TV me te mira shqiptare e Kosovare. U themelua ne vitin 2004 duke pasur ne fokus ofrimin e sherbimeve nga fusha e teknologjise per biznese dhe me vone fillon te ofroj edhe sherbime interneti te dedikuar per biznese. Nga viti 2008 Artmotion krijon linjat e veta nderkombetare dhe po ashtu shtrin mbulueshmerine permes linkave mikrovalor pothuajse ne tere Kosoven. Keshtu qe nga viti 2008 behet nje nder ISP kombetar per ofrimin e sherbimeve te internetit.

Nga viti 2011-2012, Artmotion fillon ofrimin e shërbimeve broadband për klientë rezidencial duke përdorur teknologjinë e fundit, FTTH dhe IPTV për here të pare në Kosovë. Fillimisht në lagjet kryesore të Prishtinës e me vone edhe në disa zona tjera në Kosove, interneti përmes fibër bëhet sinonim për kompaninë tone. Në këtë kohe Artmotion ndërton edhe rrjetin backbone vetanak përmes fibrave optik.

Në vitin 2018 Artmotion u ri-brendua në tërësi dhe filloj zgjerimin e rrjetit broadband në tëre Kosovën duke përdorur teknologjinë e fundit për ofrim të shërbimeve brezgjerë tek klientë rezidencial dhe biznes. Në Prishtine, ne selinë e re, ndërtohet dataqendër moderne e standardeve të larta dhe e ranguar si TIER 3. Nga këtu fillon ndërtimi i rrjetit të qasjes dhe atij shtylle (backbone) në tëre territorin e Kosovës. Në të njëjtën kohe Artmotion nga dataqendra moderne lëshon 14 kanale të vetat me kontent të ndryshëm (përmbajtje programore) dhe pikërisht këtu fillon të bëhet ndryshimi në tregun e Kosovës duke ofruar shërbim të mire, programacion me vlere, internet të shpejte dhe çmim të lire. E tëre kjo u përmbledhë në një slogan të vetëm: TJETER NIVEL, me të cilin Artmotion filloj rrugëtimin drejt majave të sukseseve.

Shumë shpejt Artmotion bëhet emër shume i njohur dhe sinonim për shumë ngjarje dhe kontente exlusive në platformën Televizive e po ashtu edhe bënë dallimin në ofrimin e shërbimit të shpejte dhe cilësor. Në vitin 2019 Artmotion lëshon edhe OTT aplikacionin ARTMOTION ku përveç live stream të kanaleve me exclusive në vend ofrohen edhe shërbime tjera si VOD, CatchupTV, etj.

PËRSE TA ZGJEDHNI ARTMOTION?

SHPEJTËSI TJETËR NIVEL

Internet Stabil, Shpejt dhe Efikas pa ndërprerje, Artmotion ju ofron të gjitha në një tjetër nivel.

KYÇJA DHE DEPOZITA FALAS

Nëse kontrata është për 6 apo 12 muaj, klienti në këtë rast nuk ka nevoj të paguaj paisjet vetëm shërbimin dhe në momentin që ndërprehet kontrata paisjet janë pjese e Artmotion.

24 X 7 NË SHËRBIM

Ekipi i Artmotion është në dizpozicion për ti kryer shërbimet e ofruara për klientë, 24 / 7.