Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content

0800 20600

Cookies 

Përmes përdorimit të cookies në web faqen  zyrtare  https://artmotion.net/  mund t’u ofrojë përdoruesve të kësaj faqeje të internetit shërbime më të lehta për përdoruesit e që nuk do të ishin të mundshme pa vendosjen e cookies. Me anë të një cookie, informacioni dhe ofertat në faqen tonë të internetit mund të optimizohen duke pasur në mendje përdoruesin. Cookies na lejojnë, të njohim përdoruesit e faqes tonë. Qëllimi i kësaj njohje është që t’ua lehtësojë përdoruesve shfrytëzimin e faqes tonë të internetit. Përdoruesi i faqes që përdor cookies, p.sh. nuk duhet të shënoj të dhënat për qasje sa herë që qaset në faqen e internetit, sepse kjo bëhet nga faqja e internetit, dhe cookie është ruajtur në sistemin e kompjuterit të përdoruesit. Subjekti i të dhënave mundet në çdo kohë të parandalojë vendosjen e cookies nëpërmjet faqes sonë të internetit me anë të një aranzhimi korresponduese të shfletuesit të internetit dhe kështu mund të mohojë përgjithmonë vendosjen e cookies. Për më tepër, cookies tashmë të vendosura mund të fshihen në çdo kohë nëpërmjet shfletuesit të internetit ose programeve të tjera softuerike. Kjo është e mundur në të gjithë shfletuesit e internetit. Nëse subjekti i të dhënave deaktivizon vendosjen e cookies në shfletuesin e Internetit, jo të gjitha funksionet e faqes sonë të internetit mund të jenë plotësisht të përdorshme.

 

Ruajtja e të dhënave nga Artmotion

Artmotion ruan të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit, për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje. Me rastin e përmbushjes së qëllimit të përpunimit,  ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme, pastaj të dhënat personale asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime, përveç nëse është paraparë ndryshe me ndonjë ligj tjetër përkatës.

 

Zbulimi i të dhënave tek Agjencitë dhe Organet e zbatimit të ligjit

Artmotion mund të zbulojë informacionin tuaj për organet e zbatimit të ligjit, agjencitë qeveritare ose palët e treta të autorizuara, në përgjigje të një kërkese të verifikuar në lidhje me veprimet terroriste, hetimet penale ose aktivitetet e pretenduara të paligjshme ose ndonjë aktivitet tjetër që mund të na ekspozojë, ose ndonjë përdorues tjetër  para ndonjë përgjegjësie ligjore. Artmotion është e detyruar që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhrit të prokurorisë apo gjykatës kompetente, t’i përcjellë të dhënat tuaja personale nëse kërkohet organeve të specializuara të shtetit vetëm në rast të një hetimi penal.  

 

KontaktiÇfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikën e privatësisë ju lutem të mos hezitoni të na kontaktoni, nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e të dhënave për qëllimin e mësipërm, ju lutemi të na kontaktoni me shkrim në adresën  info@artmotion.net

PËRSE TA ZGJEDHNI ARTMOTION ?