Kushtet kryesore të ofrimit të shërbimeve

  1. Kjo kontratë është përpiluar në përputhje me Rregulloren e ARKEP-it për Kontrata.
  2. Kjo kontratë hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të saj dhe do të mbetet në fuqi për periudhë të caktuar kohore, të përcaktuar në ketë kontratë. Për shkak të çmimeve promocionale, periudha fillestare sipas kohëzgjatjes se kontratës është e detyrueshme dhe përdoruesi pajtohet që të mos e ndërpresë këtë kontratë, as të ndryshoje shërbimin në një pako më të lirë.
  3. Në rast të ndërprerjes së kësaj kontrate nga përdoruesi para skadimit të afatit të kontaktuar, ose kërkesës për të ndryshuar pakon me çmim më të lirë, përdoruesi është i detyruar të kompensoj ARTMOTION me pagesën mujore të shërbimit për periudhën e mbetur të kontratës, në përputhje me rregulloren e ARKEP-it mbi kontratat dhe ligjet tjera në fuqi ne paragrafi 5.2 të nenit 5 të kësaj kontrate dhe detyrohet të paguaj çmimin e instalimit në vlerë prej 85 €.   
  4. Çmimi gjatë kohëzgjatjes se kontratës nuk ndryshon dhe është i detyrueshëm, mbas afatit fillestar të detyrueshëm, Përdoruesi dhe Artmotion do të pajtohen për vazhdimin e afatit fillestar dhe rrjedhimisht kushtet për shërbimin në fjalë, në përputhje me kushtet e përdorimit  që janë pjesë integrale e kësaj kontrate.
  5. Pas përfundimit të afatit fillestar të kohëzgjatjes se kontratës, “ARTMOTION” rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimet me 30 ditë njoftim paraprak, nëpërmjet kanaleve zyrtare të saja të komunikimit dhe direkt përmes kontakteve te Klientit.
  6. Përdoruesi pagesën e faturave në shumën e lartë cekur, do ta bëjë sipas përshkrimit si më lartë dhe nga momenti i nënshkrimit të kësaj kontrate.
  7. Me nënshkrimin e kësaj kontrate përdoruesi konfirmon se informatat e veta të cekura këtu janë të sakta dhe lejojnë ARTMOTION ti grumbulloj dhe verifikoj këto informata për përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshja në tërësi.
  8. Nëse Përdoruesi nuk kryen pagesën e faturës në kohë, atëherë shërbimet e ofruara do të ndërpriten, ndërsa faturimi do të vazhdoj në përputhje me periudhën kontraktuese të paracaktuar me këtë kontratë se bashku me tarifën ndëshkuese dhe do të vazhdohet me procedurë Përmbarimore për faturat e pa-paguara.
  9. Çmimet e pajisjeve për ofrimin e shërbimeve janë: Moduli/Smartbox 50€ (pesëdhjetë euro), Smart Card/ Cryptoguard Card 10€ (dhjetë) dhe Modemi 55€ (pesëdhjetë e pesë euro). Ndërsa çmimi i instalimit është 85€ (tetëdhjetë e pesë euro), i cili nuk i ngarkohet klientit nëse e përmbush kontratën në tërësi. Mirëpo, çmimi i instalimit i ngarkohet klientit nëse nuk e përmbush ose e ndërpret kontratën.


Kushtet e Veçanta për shfrytëzimin e shërbimit të Internetit dhe Televizioni për Përdoruesit Privat të ofruar nga ARTMOTION

Përmbajtja e Kushteve të Abonimit

  1. Ofruesi i shërbimeve: “ARTMOTION” Sh.p.k, me adresë: Rr. “Lidhja e Pejës” (Ish – Fabrika e Amortizatorëve), në Prishtinë, në tekstin e mëtejmë referuar si ARTMOTION.
  2. Përdoruesi i cili është shfrytëzues i shërbimeve të ofruara nga ARTMOTION, me të dhënat e cekura në hyrje të kontratës për shfrytëzimin e shërbimeve, në tekstin e mëtejmë referuar si PËRDORUESI.
  • Për të pasur qasje në shërbimin e pakos për përdoruesit privat, përdoruesi është i obliguar që të lidhë kontratë me ARTMOTION. Për lidhjen e kontratës Përdoruesi duhet të posedoj me vete dokument identifikues valid për identifikimin e të dhënave. Në raste se në emër të përdoruesit paraqitet personi i autorizuar i njëjti duhet ti ketë me vete autorizimin, si dhe dokumentin identifikues për identifikimin e të dhënave.
  1. Në raste se përdoruesi është nën moshën 16 vjeçare atëherë kontratën është i obliguar që ta lidhë prindi ose kujdestari ligjor i tij, i cili me rastin e nënshkrimit të kontratës duhet të paraqes letërnjoftimin dhe certifikatën familjare, ose vendimin e gjykatës për kujdestari ligjore.
  2. Pos këtyre kushteve, mënyra dhe kushtet për ofrimin e shërbimit në fjalë, do të udhëhiqen gjithashtu nga ligji për komunikimet elektronike Nr. 04/L-109, nga rregulloret e aplikueshme për ofrimin e shërbimit të telekomunikimeve elektronike në Kosovë, të miratuara nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë (në tekstin e mëtejmë referuar si “ARKEP”), nga Rregullorja përkatëse e miratuar nga Komisioni i Pavarur për Media ( në tekstin e mëtejmë referuar si KPM) nga Kontrata për abonim në shërbimet e Internetit dhe Televizionit, oferta, shtojcat përkatëse, çmimet e publikuara, si edhe dokumentet e tjera të nënshkruara nga Përdoruesi dhe ARTMOTION, të cilat, në tërësi përbëjnë marrëveshjen ndërmjet tyre.
  3. Me kontratë nënkuptojmë se është arritur ujdi e plotë në mes të palëve përkitazi me dispozitat e kësaj kontratë dhe do të mbizotërojë mbi të gjitha ofertat, propozimet dhe marrëveshjet tjera paraprake, qoftë me shkrim apo verbale, në mes të palëve duke iu përmbajtur temës në këtë dokument.
  • Kjo kontratë është e vlefshme prej datës së nënshkrimit dhe gjatë periudhës së shfrytëzimit të shërbimeve nga ARTMOTION dhe në të gjitha rastet tjera, përderisa PËRDORUESI ka në pronësi ndonjë pajisje të ARTMOTION, apo lidhja e tij e instaluar është aktive dhe lidhur me pikën b. të kontratës kryesore.
  • Kontrata është nënshkruar në dy (2) kopje, një (1) për PËRDORUESIN dhe një (1) për ARTMOTION.

 Definicionet:

“Marrëveshja” do të thotë e tërë marrëdhënia kontraktuese mes përdoruesit dhe ARTMOTION për shfrytëzimin e shërbimit në fjalë, e cila përbëhet nga kontrata bazë që nënshkruhet nga përdoruesi, shtojcat përkatëse, këto kushte të abonimit, çmimet e publikuara nga ARTMOTION dhe dokumentet tjera përcjellëse.

“Përfaqësues i Autorizuar” është individ që ka të drejtë ligjore të veproj dhe/ose nënshkruaj kontratën në emër të palës në marrëveshje.

Data e hyrjes në fuqi” është data/koha në të cilën kontrata është nënshkruar.

“Aktivizimi/Data e lëshimit të shërbimit” është koha nga e cila përdoruesi ka qasje dhe mund të përdor shërbimin dhe produktin e kontraktuara.

“Pezullim” është gjendja në të cilën përdoruesi nuk ka qasje në shërbime përkohësisht, përveç nëse shërbimet dhe produktet e përzgjedhura nga Përdoruesi janë anuluar.

“Anulimi/Terminimi” është gjendja në të cilën të gjitha shërbimet në të cilat Përdoruesi ka pasur qasje janë anuluar dhe nuk mund të përdoren pa ri – abonim.

“Përdoruesi Shërbimeve” është personi fizik i cili ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me ARTMOTION për shfrytëzimin e shërbimeve përkatëse.

“Rrjeti” është hapësira ku lidhen pajisjet, pa ose me tel, që bëjnë të mundur ofrimin e shërbimeve të telekomunikimit.

“Pajisjet” janë instrumente të nevojshme për ndërmarrjen ose kryerjen e shërbimit. Ato mundësojnë kryerjen e detyrave me anë të përparësive mekanike, ose ofron mundësinë që nuk do të ishte e mundshme t’i ofrohej në mënyrë natyrore Përdoruesit të shërbimit.

“Modemi” – është pajisje qe mundëson lidhjen e kompjuterëve me rrjetin e ARTMOTION dhe nga aty e drejton lidhjen në internet.

Marrësi Digjital /Set-top Box” është pajisje ku futet kartela smart dhe e cila lidhet me televizorin dhe me burim të jashtëm të sinjalit, i cili shndërron sinjalin digjital në përmbajtje, i cili pastaj paraqitet në televizor.

“Kartela Smart (Smart Card) është kartelë që futet në marrësin digjital dhe pa të cilën nuk mund të hapen paketat me kanale televizive.

Internet dhe ose Televizion” është produkti i ofruar për me tarife mujore ose parapagim i cili përmban shërbimet e internetit dhe ose  televizion digjital.

“Shpejtësia minimale”(Shpejtësia e garantuar) – është shpejtësia më e ulët, të cilën e ofron ofruesi i qasjes në internet për para paguesin në përputhje me kontratën.

“ Shpejtësia maksimale “– është shpejtësia që parapaguesi pret të pranoj së paku një pjesë të kohës (p.sh. së paku një herë në ditë).

“ Shpejtësia e reklamuar” – është shpejtësia që një ofrues i shërbimit të qasjes në internet e përdor në komunikimet komerciale, përfshirë reklamimet dhe marketingun lidhur me promovimin e ofertave të qasjes në internet. Në rast se shpejtësitë janë të përfshira në një ofertë marketingu të ofruesit të qasjes në internet, shpejtësia e reklamuar duhet të specifikohet në informacionin e publikuar dhe në kontratë për secilën ofertë.

“ Shpejtësia e zakonshme në dispozicion” është shpejtësia ku një parapagesë mund të arrij shumicën e kohës gjatë qasjes në shërbime.

“Produkt” – nocion i ofrimit të një apo më shumë shërbimeve me parametra të caktuara teknike dhe kushte të veçanta të definuar në një pako për një periudhë të caktuar kohore/të pa caktuar.

”Kartelë abonimi” – medium me të dhëna të caktuara të qasjes, produkt i specifikuar kohorë, kartela varësisht prej produktit mund të definohen si kartela parapagimi të shërbimit.

Neni 1Përgjegjësitë e ARTMOTION:

1.1 ARTMOTION do të ofrojë shërbimet në përputhje të plotë me kontratën kryesore si dhe këto kushte, për periudhën e kontraktuar.

1.2 Çasje në rrjetin e ARTMOTION dhe shfrytëzimi i shërbimeve të ofruara nga ARTMOTION bëhet me qëllim të shfrytëzimit të shërbimeve dhe produkteve të ofruara.

1.3 Pas nënshkrimit të kontratës, ARTMOTION është e obliguar që përdoruesit t’i ofrojë shërbime të kontraktuara sipas orarit të përcaktuar jo më larg se (7) ditë pune nga dita e nënshkrimit të kësaj kontrate, gjatë së cilës kohë, do të bëhen instalimet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të telekomunikimit, duke përjashtuar rastet kur me pajtim të palëve apo kërkesë specifike te klientit, ky afat zgjatet për aq sa kohe është kërkesa.

1.4 Pas instalimit të pajisjeve në periudhën kohore sa është kontrata valide, nëse përdoruesi kërkon zhvendosjen e pikës marrëse të shërbimeve, atëherë i njëjti do të faturohet në shumë prej 5 Euro me TVSH për zhvendosjen e pajisjeve. Kjo vlen vetëm nëse ARTMOTION posedon infrastrukturë në pikën e kërkuar nga përdoruesi. Nëse ARTMOTION nuk posedon infrastrukturë në pikën e kërkuar, përdoruesi duhet të dëshmojë me dokumente përkatëse mbi ndryshimin e banimit. Në këtë rast, përdoruesi ka të drejtë të bëjë shkëputje. Megjithatë, nëse përdoruesi nuk prezanton dokument zyrtar para Artmotion mbi ndryshimin e banimit për zhvendosje, atëherë kërkesa e përdoruesit do të refuzohet dhe kontrata do të mbetet në fuqi për periudhën fillestare të kontraktuar për lokacionin fillestar.

Neni 2 – Cilësia e shërbimit

2.1 ARTMOTION do t’i ofrojë përdoruesit shërbimet në pajtueshmëri me kushtet e kontratës.

2.2 ARTMOTION rregullisht do të monitoroj dhe bëj matje të shfrytëzimit të kapaciteteve të rrjetit, dhe, në segmente specifike, në mënyrë dinamike do të evitoj ngarkesat eventuale. Për segmentet ku nuk ka mundësi të realizohet mënyra dinamike e shpërndarjes se ngarkesës, do të aplikoj procedura të brendshme për optimizim të burimeve në këto segmente. Aplikimi i këtyre mënyrave dhe procedurave të brendshme nga do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e kualitetit të shërbimit.

2.3 Shpejtësia minimale, shpejtësia e zakonshme në dispozicion si dhe shpejtësia maksimale e ngarkimit dhe shkarkimit do të varen nga kapaciteti/pako qe përdoruesi ka në shfrytëzim dhe për të cilën klienti do të njoftohet para nënshkrimit të kontratës, dhe do te variojnë si në vijim:

Shpejtësia e Shkarkimit

Shpejtësia e Ngarkimit

Max

Min(40%)

Usual(70%)

Max

Min(40%)

Usual(70%)

500 Mbps

200 Mbps

350 Mbps

50 Mbps

20 Mbps

35 Mbps

350 Mbps

140 Mbps

245 Mbps

35 Mbps

14 Mbps

25 Mbps

250 Mbps

100 Mbps

175 Mbps

25 Mbps

10 Mbps

18 Mbps

150 Mbps

60 Mbps

105 Mbps

15 Mbps

6 Mbps

11 Mbps

100 Mbps

40 Mbps

70 Mbps

10 Mbps

4 Mbps

7 Mbps

70 Mbps

28 Mbps

49 Mbps

     

50 Mbps

20 Mbps

35 Mbps

     

2.4 Pranimi i shpejtësisë së internetit, varet nga shumë faktorë, përkatësisht se sa pajisje janë te lidhura në pajisjen fundore të ARTMOTION, lokacioni i përdoruesit, aplikacionet e ngarkuara në pajisjen e përdoruesit si dhe konfigurimi i tyre, trafik i rënduar në një lokacion etj. Rrjedhimisht, shpejtësitë e përshkruara nga larte do te sigurohen deri tek pajisja e ARTMOTION, dhe ARTMOTION nuk mund të kontrolloj pajisjet e përdoruesit te cilat i njëjti i përdor për të marr shërbimin.

2.5 Për shërbimin e Internetit orët e pikut (peak hours) janë duke filluar nga ora 20:00 dhe zgjasin deri ne orën 00:00.

2.6 ARTMOTION do të bëjë riparimin e pengesave ne qasje ne shërbimet nga ana e Konsumatorit duke u referuar në kushtet dhe nivelin e shërbimeve dhe afateve te përcaktuar me rregulloret e ARKEP, duke përjashtuar rastet e problemeve gjeneralë apo madhore në rrjet.

2.7 ARTMOTION rezervon të drejtën të ndërpresë ofrimin e shërbimit për arsye të mirëmbajtjes, avancimit, modernizimit, apo optimizimit të rrjetit. Këto ndërprerje mund të zgjasin për aq kohë sa do të zgjasë kryerja e punëve dhe do të njoftohet ARKEP paraprakisht 48h si dhe informata do të publikohet në kanalet zyrtare te komunikimit të Artmotion

2.8 ARTMOTION do të ndërmarr masa të arsyeshme të menaxhimit të trafikut, ne mënyrë që parandaloj bllokimin apo sigurinë e rrjetit, masa të tilla do të jenë proporcionale dhe do të zgjasin për aq sa është nevojshme/domosdoshme ndërmarrja atyre veprimeve.

2.10 Në pajtim me kushtet e kontraktuara, ARTMOTION nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë ndërprerje, ose dobësim të shërbimit të Internetit, Televizionit Digjital, apo për ndonjë defekt në rrjet, i shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, apo nga ndonjë rrethanë jashtë kontrollit të ARTMOTION, të cilën nuk mund ta parashikojë dhe parandalojë (forca madhore). Ne rast te paraqitjes së defekteve te mëdha ne rrjete, ARTMOTION do t’i ndërmarrë te gjitha hapat e mundshëm për riparim sa më të shpejt të këtyre defekteve, duke e respektuar listën prioritare Rregullores së ARKEP.

2.11 ARTMOTION siguron përmbajtjen programore përmes marrëveshjeve komerciale, kështu që lista e eventeve dhe kanaleve që ritransmetohen do të jetë dinamike dhe e ndryshueshme, në përputhje me marrëveshjet me bartësit e të drejtës së përmbajtjes programore. Në rast të ndryshimit të listës së kanaleve, ARTMOTION do të njoftojë Përdoruesit e saj 30 ditë paraprakisht përmes kanaleve zyrtare të komunikimit dhe direkt përmes komunikimit me Klient. Nëse përdoruesi nuk pajtohet me listën e ndryshuar, duhet të njoftojë ARTMOTION me shkrim brenda afatit 30 ditor që nga publikimi i njoftimit të ARTMOTION për mospranimin e kushteve të modifikuara. Pas këtij njoftimi, përdoruesi ka të drejtë të shkëpusë kontratën pa u ndëshkuar, brenda dy muajve te ardhshëm. Mirëpo, nëse përdoruesi nuk vepron brenda afatit sipas kësaj dispozite, atëherë nuk ka të drejtë të bëjë shkëputjen e kontratës dhe është i detyruar të përmbushë të gjithë periudhën e kontratës.

2.12 Në asnjë rast, ARTMOTION nuk mbanë përgjegjësi për dëmet indirekte, apo humbje të ardhurash  të shkaktuar nga vet Përdoruesit.

Neni 3 – Përgjegjësia e përdoruesit

3.1 Përdoruesi është i obliguar të përdorë shërbimet e kontraktuara, përkatësisht e internet dhe televizionit digjital në pajtim të plotë më marrëveshjen në fjalë.

3.2 Përdoruesit i ndalohet keqpërdorimi i shërbimit, gjegjësisht, përdoruesi është i obliguar të përdor shërbimet në përputhje me marrëveshjen dhe ligjet në fuqi, përndryshe ARTMOTION rezervon të drejtën të bashkëpunoj me organet kompetente të rendit dhe ligjit dhe, varësisht nga shkalla e keqpërdorimit ka të drejtë të marrë këto masa:

  1. T’ia tërheqë vërejtjen Përdoruesit që të shfrytëzojë shërbimin në pajtueshmëri me Marrëveshjen;
  2. Të pezulloj apo anulojë automatikisht shërbimin e dhënë nga ARTMOTION pa kurrfarë përgjegjësie për kompensim ndaj Përdoruesit dhe si rezultat të kërkojë kompensim dëmesh të pësuara nga keqpërdorimi, bërë nga Përdoruesi.

3.3 Në rast se ARTMOTION e anulon kontratën me Përdoruesin për arsye të cekura më sipër, ky i fundit është përgjegjës t’i kryejë të gjitha obligimet financiare të mbetura ndaj ARTMOTION.

3.4 Përdoruesi nuk lejohet të përdor ose lejoj përdorimin e shërbimeve për ndonjë qëllim të ndaluar, të pahijshëm, të paligjshëm, të dëmshëm, të paautorizuar, diskreditues ose mashtrues ose të shkaktoj ndonjë lëndim, ofendim ose ngacmim.

3.5 Përdoruesi nuk lejohet të përdor ose lejoj përdorimin e shërbimeve, që do të shkaktojnë mosfunksionimin e rregullt të rrjetit ose kualitetin e shërbimeve, dobësimin apo ndërprerjen apo ndërhyrjen në integritetin ose sigurinë e cilido rrjet apo sistem të telekomunikimit.

3.6 Përdoruesi pajtohet me instruksionet ose kërkesat e ARTMOTION dhe/ose autoritetit të autorizuar, posaçërisht mënyrës së përdorimit të shërbimit dhe në lidhje me hetimin e ndonjë vepre të ndaluar.

3.7 Përdoruesi nuk lejohet të rishes asnjë produkt ose shërbim të dhënë nga ARTMOTION përveç në raste kur ka pajtim me shkrim me marrëveshje të ndarë me ARTMOTION. Përdorimi i produkteve dhe shërbimeve të  ARTMOTION është qartazi i limituar për përdoruesin, emri i të cilit paraqitet në kontratë. Përfitimet, të drejtat dhe obligimet të pranuara me këtë marrëveshje nga përdoruesi nuk mund të transferohen tek pala e tretë pa miratim me shkrim nga ARTMOTION.

3.8 Përdoruesi është i obliguar të paguaj të gjitha pagesat dhe detyrimet në përputhje me marrëveshjen.

3.9 Përdoruesi duhet menjëherë të lajmëroj ARTMOTION në lidhje me problemet eventuale me shërbimet ose produktet që është duke i përdorur.

3.10 Përdoruesi duhet të ofroj shënime personale të sakta kur ato kërkohen. Për çdo ndryshim të këtyre informacioneve përdoruesi duhet ta njoftoj ARTMOTION brenda tre (3) ditëve nga dita e ndryshimit.

3.11 Përdoruesi obligohet që palëve të treta mos ti lejojë qasje në emër të tije apo ti lejojë keqpërdorimin e informatave për çasje në sistem,  konform kushteve të kësaj kontrate.  

Neni 4 – Çmimet / Tarifat / Mënyra e Faturimit dhe pagesave

4.1 Çmimet/tarifat dhe modalitet e aplikacioneve do të përfshihen në shtojcat përkatëse, broshurat ose në www.artmotion.net.

4.2 ARTMOTION do të faturojë pagesat në Euro dhe përdoruesi mund ta kryej detyrimin në euro, të gjitha çmimet janë në shumë bruto duke përfshire  edhe tatimi në vlerën e shtuar (TVSH), përveç për autoritet e liruara në bazë të ligjeve në fuqi në Kosovës, detyrime shtesë, provizioni bankar, të cilat duhet të paguhen nga përdoruesi.

4.3 Përdoruesi do të paguajë për parapagimin e shërbimit e cila përmban kohëzgjatjen e parapagimit, kohëzgjatja llogaritet nga momenti i aktivizimit të parë të kartelës përdoruesi duhet ta shfrytëzojë kartelën e abonimit brenda afatit të vlefshmërisë së kartelës.

4.5  Përdoruesi do të pranojë faturën(at) nga ARTMOTION në baza mujore, ndërsa përdoruesi duhet të paguaj faturën në afatin e caktuar në faturë,   përdoruesi mund t’i paguaj faturat ne pikat e ARTMOTION, përmes bankës, në pikat e autorizuara ( Distributor), ose nëpërmjet sistemit e-commerce

4.6  Faturat për shërbimin e ofruar nga ARTMOTION, përdoruesi do të ketë mundësi që t’i pranoj në disa forma te ndryshme: postës fizike, postës elektronike dhe nëpërmjet aplikacionit/aplikacioneve që janë në përdorim për përdoruesin, ndërsa Përdoruesi konfirmon që pajtohet që faturat t’i pranoj në këto forma, përkatësisht e konfirmon si pranim të rregullt.

4.8 Në raste të mos pagesës së faturës nga ana e përdoruesit, ARTMOTION mund të aplikoj masat si në vijime:

– njoftim përmes email, – njoftim përmes SMS, – thirrje nga ARTMOTION, – deaktivizim i shërbimit dhe dërgim i lëndës për përmbushjen e detyrimeve ndaj ARTMOTION tek përmbaruesit privat apo në gjykata kompetente, në raste të këtilla do të aplikohen kamatë vonesat konform ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.

4.9 Çmimi i instalimit është 85€. Ky çmim nuk do të ngarkohet përdoruesit nëse ai e përmbush tërësisht kontratën. Nëse përdoruesi e ndërpret kontratën në mënyrë të njëanshme, ai është i detyruar të paguajë çmimin e instalimit, së bashku me të gjitha detyrimet e mbetura kontraktuale sipas çmimit aktual të pakos dhe jo vlerës promocionale, duke përfshirë çmimin e pajisjeve.

Neni 5 – Hyrja në fuqi, kohëzgjatja dhe ndërprerja e marrëveshjes

5.1 Marrëveshja për shërbimet e kontraktuara do të hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të saj dhe do të mbetet në fuqi për periudhën e kontraktuar, me mundësi vazhdimi me shkrim nëse Përdoruesi pajtohet me kushtet e reja.

5.2 Në rast të ndërprerjes së kësaj kontrate nga përdoruesi para skadimit të afatit të kontraktuar, përdoruesi është i detyruar ta kompensojë ARTMOTION në vlerën e muajve të mbetur të përcaktuar në kontratën kryesore dhe detyrimeve të përcaktuar në piken 4.9 të nenit 4.

5.3 Në rast të ndërprerjes të kësaj marrëveshjeje, nga cila do palë, përdoruesi është i detyruar të paguajë të gjitha borxhet e mbetura ndaj ARTMOTION, brenda afateve të përcaktuara, në të kundërtën, ARTMOTION do të fillojë procedurat ligjore për kompensimin e dëmeve apo inkasimin e borxhit që i është shkaktuar nga përdoruesi.

5.4 ARTMOTION rezervon të drejtën e ndërprerjes së shërbimit në rast të shkeljes nga përdoruesi të kushteve të kontraktuara. Në rast të shkeljeve të rënda, ARTMOTION rezervon të drejtën të marr masa ligjore kundër përdoruesit sipas ligjeve në fuqi.

5.5 Përdoruesi do të informohet me kohë për të gjitha ndryshimet e propozuara në kushtet e marrëveshjes jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve. Në rast të mospajtimit të ndryshimit të kushteve të marrëveshjes, përdoruesi ka te drejtë të shkëpusë kontratën, pa u ndëshkuar jo me larg se dy muaj nga data e njoftimit.

5.7 Në raste të ndërprerjes të kësaj kontrate nga përdoruesi para skadimit të periudhës kontraktuese, përdoruesi është i detyruar të kompensoj ARTMOTION sipas dispozitave të Rregullores se ARKEP.

Neni 6 – Pajisjet dhe facilitetet e rrjetës:

 Pajisjet për ofrimin e shërbimit te internetit:

6.1 Pajisjet që instalohen te përdoruesi janë pronë e patjetërsueshme e ARTMOTION dhe përdoruesit i ipen në shfrytëzim gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes, në rast të ndërprerjes së kontratës, përdoruesi është i obliguar që t’i kthejë në gjendje të rregullt pune jo më larg se 5 ditë nga dita e shkëputjes apo ndërprerjes.

6.2 Për çfarëdo defekti të pajisjeve, përdoruesi është i obliguar që të paraqitet në numrat kujdestarë të njësisë së kujdesit ndaj përdoruesve të cekur në nenin 11 të kësaj kontrate.

6.3 Përdoruesi është i obliguar që të përdorë dhe mirëmbajë pajisjet sipas udhëzimeve të prodhuesit të tij, si edhe atyre të dhëna nga ARTMOTION.

6.4 ARTMOTION nuk mban përgjegjësi për prishjen e pajisjeve si rezultat i pakujdesisë, apo mosdijes së përdoruesit.

6.5 Në rast se përdoruesi nuk u përmbahet rregullave për përdorimin e pajisjeve dhe si rezultat i veprimeve të tij-saj janë të papërdorshëm, atëherë përdoruesi duhet të paguajë për përdorimin e pajisjes së re, sipas çmimit të tregut për pajisjen e dëmtuar.

6.6 Në rast të vjedhjes së pajisjeve, përdoruesi është i obliguar që të sjellë raportin nga Policia e Kosovës, në mënyrë që të marrë pajisjet e reja. Në rast se përdoruesi nuk mund ta sigurojë këtë raport, atëherë duhet të paguajë për përdorimin e të rejave. 

6.7   Përdoruesi është përgjegjës për sigurinë e kompjuterit të tij, harduerit dhe softuerit apo pajisje te tjera ne përdorim, duke përfshirë dhe të dhënat e tij. ARTMOTION nuk mirëmban kompjuterin dhe LAN –in e përdoruesit dhe nuk mban kurrfarë përgjegjësie për dëmtimin, apo humbjen e këtyre të dhënave, si rezultat i përdorimit të shërbimit.

6.8 Duke i njoftuar paraprakisht përdoruesit, ARTMOTION rezervon të drejtën që t’i ndërroj pajisjet të cilët janë në shfrytëzim të përdoruesit, me qellim të mirëmbajtjes, avancimit, modernizimit, apo optimizimit të rrjetit. Pajisjet mbesin në pronësi të ARTMOTION.

6.9 Te gjitha pajisjet qe përdoren nga përdoruesit duhet t’i përshtaten standardeve dhe specifikave teknike te aprovuara nga ARKEP dhe të implementuara nga ARTMOTION.

6.10   Në raste të moskthimit të pajisjeve/ dëmtimit të njëjtave apo mos arritjes së marrjes së raportit policor në raste të vjedhjes,  nga ane e përdoruesit pas përfundimit të marrëveshjes apo shkëputjes të së njëjtës në afate prej 3 ditëve, ARTMOTION do të lëshojë faturë për pajisjet sipas çmimeve të tregut dhe do të kërkojë pagesën e faturës, në raste të mos pagesës së faturës ARTMOTION do të inicoj procedurë përmbarimore për faturën në fjalë.

Neni 7 – Pajisjet për ofrimin e shërbimit të Televizionit Digjital

71 Marrësi digjital dhe kartela smart janë pronë e ARTMOTION.

7.2 Përdoruesi është i obliguar që t’i përdorë dhe mirëmbajë pajisjet sipas udhëzimeve të prodhuesit të pajisjeve, si edhe të atyre të dhëna nga ARTMOTION për çfarëdo defekti pajisjesh, të caktuara nga kompania kontraktuese, përdoruesi është i obliguar që të paraqitet në njërën prej pikave të shitjes së ARTMOTION.

7.3 Përdoruesi është përgjegjës për çdo dhe të gjithë rrjetin elektrik të furnizimit me energji të lidhur me pajisjet që ofron shërbimin. Përdoruesi nuk do ta bëjë, ARTMOTION përgjegjës për çdo dhe të gjitha defektet dhe / ose dëmet që rezultojnë nga energjia elektrike me te cilën eshët e lidhur pajisja e shërbimit.

7.4 Përtokëzimi dhe masat mbrojtëse ndaj rrufesë dhe mbitensionit elektrik të pajisjeve dhe instalimeve shtëpiake të përdoruesit (përveç marrësit digjital dhe modemit), janë pjesë e instalimeve dhe pajisjeve shtëpiake të përdoruesit dhe për këto, ARTMOTION nuk mban asnjë përgjegjësi në të gjitha rastet kur ato pajisje dhe instalime nuk janë ekzekutuar/vendosur dhe kyçur sipas normave dhe standardeve rajonale. Të gjitha dëmet eventuale të pajisjeve ose instalimeve të përdoruesi, që mund të shkaktohen ose shkaktohen nga jo korrektësia e këtyre masave mbrojtëse ose mosrespektimi i standardeve dhe normave rajonale, nuk do te kompensohet nga ARTMOTION dhe të gjitha garancionet do të jenë nule. Për sigurinë e përdoruesi dhe të pajisjeve shtëpiake të përdoruesi, rekomandohet që përdoruesi të bëjë për tokëzimin në një pikë të përbashkët të gjitha video dhe audio pajisjeve dhe instalimeve të kyçura në rrjetin kabllor të ARTMOTION.

7.5 Në rast se Përdoruesi nuk ndjek rregullat për përdorimin e pajisjeve të përcaktuara në nenin 8 të këtyre kushteve, dhe si rezultat i veprimeve të tij /saj marrësi digjital apo kartela smart nuk janë të përdorshme dhe janë dëmtuar, përdoruesi duhet të blejë një marrës digjital të ri dhe kartelë smart, sipas çmimit të furnizimit. Lista e aktiviteteve parandaluese e propozuar nga ARTMOTION  për përdoruesin është si vijon:

Në kohë të rrufesë përdoruesin duhet të shkyç pajisjet nga priza elektrike;

Përdoruesi duhet të sigurojë që i tërë rrjeti elektrik në shtëpi ka sistem tokëzimi me standard prej <5Ohm;

Përdoruesi këshillohet të përdorë/instalojë priza me mbrojtje nga tensioni në mënyrë që të mbrojë amvisërinë nga rrufetë dhe tensioni i lartë elektrik; Përdoruesi këshillohet të përdorë korrektor të tensionit dhe UPS (furnizim i pandërprerë me rrymë) për të mbrojtur amvisërinë nga tensioni i paqëndrueshëm dhe ndërprerjet e rrymës elektrike; Udhëzime për kyçje e drejtë të pajisjeve të ARTMOTION: Hapi 1 Shkyçe TV; Hapi 2 Lidh kabllon RF (lidhësi i radio frekuencës) në STB; Hapi 3 Lidh kabllot e TV (HDMI – Multimedia Interfejs me Definim të lartë ose RCA fono lidhësin); Hapi 4 Kyç STB (Marrësi digjital ) në rrymë;  Hapi 5 Hap TV dhe STB;

7.6 Udhëzime për shkyçjen e drejtë të pajisjeve: Hapi 1 Mbyll TV dhe STB(Marrësi digjital); Hapi 2 Nxjerr kabllon e STB nga rryma;  Hapi 3 Nxjerr kabllon RF (lidhësi i radio frekuencës) nga STB(Marrësi digjital); Hapi 4 Nxjerr kabllon HDMI (HDMI – Multimedia Interfejs me Definim të Lartë).

Neni 8 – Pezullimi dhe anulimi i shërbimeve

8.1 ARTMOTION rezervon të drejtën që me njoftim paraprak, të pezulloj shërbimet përdoruesit në tërësi ose pjesërisht në rast se përdoruesi dështon të kryej detyrimet në afat të çfarëdo shume ndaj ARTMOTION me anë të kësaj marrëveshjeje në datën e caktuar të specifikuar në faturë, ose në rast të kryerjes së ndonjë aktiviteti mashtrues ndaj produkteve dhe shërbimeve të ARTMOTION.

8.2 ARTMOTION pa njoftim paraprak, mundë të anuloj shërbimet përdoruesit për ndonjë arsye të bazuar, duke përfshirë, pa limit kur :

  • Përdoruesi nuk përmbush obligimet që dalin nga marrëveshja (dhe veçanërisht obligimet e përdoruesit të përcaktuara në këtë dokument) ose ndonjë ligji.
  • Përdoruesi i ofron ARTMOTION informata të falsifikuara, të pasakta ose mashtruese ose nuk e njofton për ndonjë ndryshim që ngjan, siç kërkohet në përmbajtjen e kësaj kontrate.

Neni 9 – Mirëmbajtja e shërbimit, zgjidhja e ankesave dhe kujdesi ndaj përdoruesve.

9.1 Në pajtim me kushtet e kontratës ARTMOTION do të ofrojë mbështetje me anë të telefonit 7 ditë në javë 24 orë në ditë në numrin e telefonit pa pagesë 0800 20 600 ose në postën elektronike [email protected], përdoruesi gjithashtu mund të paraqes çfarëdo kërkese apo ankese tjetër në kontaktet e prezantuara si dhe në kanalet tjera zyrtare si web dhe rrjete sociale.

9.2 Pas njoftimit të defektit, në raste se i njëjti nuk mund të eliminohet nëpërmjet telefonit ose nga distanca në sistem, ARTMOTION brenda 24 orëve do t’i kthej përgjigje përdoruesit për zgjidhjen e problemit.

9.3 ARTMOTION do të llogarit si ndërprerje të shërbimit automatikisht ndërprerjet në infrastrukturën e vet kurrizore (backbone), por jo edhe ndërprerjet që ndodhin tek klientët selektivisht në rast se përdoruesi nuk e ka lajmëruar defektin te ARTMOTION.

9.4 Duke iu nënshtruar parametrave teknike dhe operative, ARTMOTION do të eliminojë çdo defekt në pajisjet e tij në afat kohor sa më të shkurtër të mundur.

9.5 Përdoruesi është i detyruar që ARTMOTION ti mundësojë qasje fizike deri te vendndodhja e pajisjeve, në rast të pengesave nga palët e treta për tu qasur pajisjeve të veta ARTMOTION nuk e ka për detyrë që të negociojë me palët e treta. Negociatat me palët e treta duhet t’i bëj përdoruesi.

9.6 Përdoruesi duhet të paraqes kërkesë për kompensim në afat prej 30 ditëve nga dita e njoftimit ose paraqitjes së problemit.

9.7 Në rast të ndërprerjes së shërbimit për të paktën dymbëdhjetë (12) orë, atëherë Artmotion do të kompensojë përdoruesin fundor me njëzet e katër (24) orë shërbim për çdo periudhë prej dymbëdhjetë (12) orësh të humbur. Kompensimi mund të bëhet në formën e rimbursimit apo duke zgjatur vlefshmërinë në varësi të llojit të shërbimit ose pakos. Ofruesi i shërbimit megjithatë nuk është i detyruar për kompensim, nëse ndërprerja është shkaktuar nga forcat madhore dhe është jashtë kontrollit të tij.

Neni 10 – Bartja e të drejtave dhe obligimeve dhe kufizimi i përgjegjësisë

10.1 Përdoruesi nuk ka të drejtë të bartë të drejtat dhe obligimet që lindin nga kjo marrëveshje tek palët e treta, pa miratimin paraprak me shkrim të ARTMOTION.

10.2 ARTMOTION rezervon të drejtën të bart të drejtat dhe obligimet që lindin nga kjo marrëveshje tek pasuesi ligjor i tij.

10.3 Konform dispozitave ligjore në fuqi, ARTMOTION nuk mban përgjegjësi për ndonjë lëndim, humbje ose dëmtim, që rezulton në mënyrë direkte nga përdorimi i shërbimeve apo produkteve të ARTMOTION nga përdoruesi ose nga paaftësia e përdoruesit të përdor shërbimet e ARTMOTION nuk është përgjegjës për ndonjë shërbim apo produkt që është shitur nga ndonjë agjent tregtar i paautorizuar apo palë e trete e paautorizuar.

Neni 11 – Mbrojtja e të dhënave, privatësia e përdoruesve bashkëpunimi me organet e rendit 

11.1 ARTMOTION në përputhje të plotë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale 03/L-172, për implementimin e kontratës përpunon te dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të saj të komunikimeve elektronike, që përfshijnë emër, mbiemër, numër personal, adresë, numër telefoni fiks, numër mobil, e-mail adresë.

11.2 Përdoruesi mbanë përgjegjësi të plotë për informacioni apo përmbajtjen e të dhënave të cilat i transmeton apo i bartë tek personat e tretë nëpërmjet rrjetit të internetit të ARTMOTION, andaj ARTMOTION nuk mbanë kurrfarë përgjegjësie për këtë përmbajtje, si dhe as të dhënat të cilat përdoruesi i pranon nga palët e treta nëpërmjet rrjetit të ARTMOTION, kështu që ARTMOTION do të bashkëpunoj me organet e rendit për kërkesat që këto organe do të kenë lidhur me shërbimin në fjalë që i përdor përdoruesi.

Neni 12 – Forca madhore

12.1 Asnjëra palë nuk është përgjegjëse për dështimin e përmbushjes së obligimeve të shkaktuara nga ose që rezulton nga forca madhore që përfshin ngjarjet që janë të paparashikueshme, të papritura, të pa rezistueshme dhe përtej kontrollit të palëve siç është motit i ashpër dhe ekstrem, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut, tërmeti, stuhi, vetëtimat, zjarret, akte terrorizmi, luftë, trazira, eksplodime, sabotazhet, grevë ose protesta të punëtorëve, shpronësim nga ana e qeverisë, sëmundjet ngjitëse (pandemit), shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme ose akte të tjera apo ndonjë ndodhi që është jashtë kontrollit të arsyeshëm të palës përkatëse, ARTMOTION nuk është përgjegjës për dështimin e përmbushjes së obligimeve në raste të : refuzimi apo vonese nga pala e tretë për furnizimin e ARTMOTION me shërbime të telekomunikimit dhe në ratë kur nuk ka shërbime alternative tjetër në dispozicion me çmim të arsyeshëm ose ARTMOTION është penguar nga kufizimi i natyrës ligjore për ofrimin e shërbimit të caktuar.

Neni 13– Ligji në fuqi dhe zgjidhja  e mosmarrëveshjes

13.1 Palët pajtohen që të gjitha çështjet në lidhje me këtë kontratë ti zgjidhin me dialog, kjo kontratë do të udhëhiqet dhe interpretohet në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

13.2 Të gjitha ankesat të dorëzohen ne njërën nga pikat e ARTMOTION dhe përgjigja do ti ipet brenda 15 ditëve nga data e pranimit.

13.3 Në rast se palët nuk mund ti zgjidhin mosmarrëveshjet atëherë mund të iniciojnë procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, përfshirë parashtrimin e ankesës në pajtim me procedurat dhe rregullat e zgjidhjes se mosmarrëveshjes ne ARKEP.

Neni 14 – Dispozitat përfundimtare

14.1 Kjo Marrëveshje në tërësi i zëvendëson të gjitha marrëveshjet e mëparshme në mes të palëve nënshkruese dhe përbën marrëveshjen në tërësi në lidhje me objektin e saj dhe nuk do të ndryshohet ose përmirësohet, përveç se me shkrim dhe nënshkruar nga përfaqësuesit e autorizuar nga të dy palët. Në rast se ndonjë dispozitë në marrëveshje është e paligjshme ose e pa zbatueshme do të largohet nga marrëveshja, dispozitat e mbetura do të mbesin në fuqi, ashtu që ARTMOTION me kohë do plotësoj me dispozita të reja.

14.2 Përdoruesi pas negocimit, analizimit dhe leximit të kontratës, në vullnetin e tij/saj të lire dhe pa vërejtje në ndryshimin e përmbajtjes së kushteve të kësaj kontrate, u pajtua në bëj nënshkrimit e saj.