Formula 1 vjen në Artmotion më “i çmendur” se kurrë

Marsi sivjet vjet me edicionin e ri të garës më atraktive automobilistike në botë, Formula 1.

Edicioni 2023 pritet të jetë edhe më atraktiv dhe i “çmendur” se ai vjet sepse kampioni aktual në konkurrencën e konstruktorëve. Ekipi Red Bull ishte i limituar në investime për përpunimin e bolidit të ri për shkak të dënimit nga edicioni i kaluar.

Red Bulli po hynë për të mbrojtur të dy titujt, të konstruktorëve dhe të pilotëve, në pamundësi për të bërë investime të mëdha në inovacione dhe përpunimin e bolidit ekzistues për shkak se vjet e kishte tejkaluar buxhetin dhe sivjet ishte i kufizuar në shpenzime për përtëritjen e bolidit e ky mund të jetë hendikep për kampionin e dyfishtë të Formula 1, holandezin Max Verstappen. Megjithatë, ai dhe kolegui skuadrës Sergio Perez do të luftojnë për të mbrojtur titujt që Red Bulli i fitoi në edicionin 2022.

Për më tepër, 26 vjeçari Verstappen sivjet do të bëjë çmos që të përsërit suksesin nga dy edicionet e kaluara dhe kështu të hy në mesin e vetëm edhe katër legjendave të tjera në histori të F1 që kanë arritur të fitojnë nga tre apo më shumë tituj rresht : argjentinasi Fangio, gjermanët Schumacher e Vettel dhe britaniku Sir Lewis Hamilton.

A do ta bëjë këtë sivjet Verstappen apo jo mbetet të shihet sepse fakti që Red Bull ishte i kufizuar në investim e hap garën shumë dhe i jep rast skuderisë Ferrari me pilotët Charles Leclerc dhe Calros Sainz Jr.

Ferrari nuk ka fituar titull nga viti 2008 kur për herë të fundit u shpall kampion në konkurrencën e konstruktorëve me Kimi Raikkonenin dhe Felipe Massan, pikërisht në vitin kur Lewis Hamilton për herë të parë u shpall kampion bote në konkurrencën e pilotëve duke hyrë në histori si kampioni më i ri me vetëm 23 vjet e 300 ditë (rekord ky i cili u thye më vonë nga Vettel, 23 vjet e 134 ditë). Gjithashtu, Hamilton u bë piloti i parë i zi kampion dhe britaniku i parë pas Damon Hillit që u shpall kampion në vitin 1996.

Sivjet, Hamilton i cili është shtatë herë kampion bote synon të fitoj titullin me Mercedesin në dyja konkurrencat (konstruktor e pilot) dhe me titullin e tetë eventual të hy në histori si piloti më i trofeshëm duke ia thyer rekordin Michael Schumacherit i cili po ashtu i ka shtatë tituj.

Por, assesi nuk duhet nënçmuar ekipin Aston Martin i cili pas pensionimit të Sebastian Vettelit në fund të edicionit të kaluar sivjet angazhoi ish kampionin e botës Fernando Alonson.

Sa i përket rishtarëve në Formula 1, sivjet debutojnë amerikani Logan Sargent te Willaimsi; Nyck de Vries te Alfa Tauri dhe kampioni i Fromula 3 dhe Formula 2, australiani Oscar Piastri i cili do të jetë pjesë e Mclarenit.

Me një fjalë, edicioni 2023 i Formula 1 do të jetë flak dhe aventura e sivjetme starton të shtunën me 4 Mars nga ora 16 me kualifikimet në shtegun Sakhir, ndërkohë të dielën me 5 Mars nga ora 16 e kemi garën për Shpërblimin e Madh të Bahreinit e cila do t‘na ngrit maksimalisht adrenalinën dhe përgatit kënaqësitë të cilat di t’i jap vetëm F1.