Kualifikimet për botërorin në futboll i bashkohen familjes Artmotion

Risitë në Artmotion nuk kanë të ndalur.
Pas platformës Digitalb dhe SuperSport, Artmotion do të sjellë edhe ngjarjet më madhore ë futbollit evropian dhe botërorë ndërsa ajka mbi ëmbëlsirë janë: të gjitha ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës dhe të gjitha Përfaqësueset Evropiane deri në vitin 2028.

Nga sivjet e deri më 2028, përmes platformës Artmotion mund ti shikoni të gjitha ndeshjet e “Dardaneve” në Ligën e Kombeve, në kualifikime për kampionatet evropiane dhe botërore duke përfshirë edhe të gjitha ndeshjet miqësore.

UEFA Nations League në edicionet 2022, 2024 dhe 2026 duke përfshirë finalet e këtij kompeticioni në 2023, 2025 dhe 2027 me top kombëtaret si Italia, Anglia, Gjermania, Franca, Belgjika e Portugalia vijnë drejtpërdrejtë në ekranet tuaja.

Në Artmotion do ti përjetojmë emocionet e Kombëtares Shqiptare në të gjitha eventet duke mos harruar shqiptarët në kombëtarët e Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrrës.

Pas edicionit të tretë, Finalissima vjen edhe me edicionin e katërt në vitin 2024 ku do të transmetohet në kanalet sportive të platformës më unike në vend.

Por, as kjo nuk është e tëra!

Befasit dhe kënaqësit në platformën më atraktive dhe më të pasur sportive në shqiptari nuk kanë të ndalur sepse Artmotion ju sjell edhe ndeshjet kualifikuese dhe kampionatet evropiane në futboll: Euro 2024 dhe Euro 2028.

Plus, ndeshjet kualifikuese nga kontinenti evropian për kampionatin botëror “United 2026” që fillojnë nga viti 2024 dhe do ë transmetohen direkt në Artmotion.

Numro e numeo dhe s’kanë fund.
Të gjitha këto, nga tani e deri në vitin 2028, vijnë drejtperdrejt në platformën kampion e cila fjalën dhe premtimin e dhënë e ploteson: Artmotion.

Moti ju kemi thënë se ky, është vetëm fillimi!