q8lrdup241u93on2xmhpwwu0kdogrq

Artmotion platforma më e pasur sportive në shqiptari

“S’ka çka s’ka” gjatë Marsit që po vjen në kozmosin sportiv Artmotion që ju qon në krejt tjetër dimension.

Mbi 120 gara, kampionate, kupa e ngjarje të mbi 80 sporteve më prestigjioze botërore në hiç më pak se 40 kanale sportive dhe të gjitha këto me një vend, në platformën më të pasur dhe më ekskluzive sportive shqiptare, Artmotion.

Fillojmë me si themi ne “duaje tëndën” dhe ekskluziven e elitës së futbollit kosovar Albi Mall Superligën. Betejat e skuadrave tona për dalje në Evropë që viteve të fundit, në veçanti pas suksesit historik të Ballkanit në Conference League ka rritur apetitet për suksese në garat ndërkombëtare.

Gjithashtu, Artmotion sjell ekskluzivisht ndeshjet e Viva Fresh Ligës së Parë, garat e Kupës së Kosovës në Futboll dhe natyrisht aty ku sytë e gjithë shqiptarisë janë më të fokusuara:transmetimet ekskluzive të ndeshjeve kualifikuese të Kosovës dhe Shqipërisë për Kampionatin Evropian në Futboll EURO 2024.

Por me kaq nuk përfundon futbolli shqiptar sepse Artmotion në Kosovë sjell ekskluzivisht edhe ndeshjet e Abissnet Superiorës së Shqipërisë në Futboll dhe garat e Kupës së Shqipërisë.
Kur jemi te ajka e futbollit botëror, aty adresë tjetër ekskluzive përveç Artmotion në vendin tonë nuk ka: emocionet dhe drithërimat e UEFA Champions League, UEFA Europa League e Conference League përcillen vetëm tek ne plus, nga sivjet ekskluzivisht në Artmotion mund t’i shikoni top ndeshjet e Kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Futboll EURO 2024.

Futbolli në Artmotion? S`ka çka s`ka… Krejt ama bash krejt

Kur jemi te transmetimet e ligave më prestigjioze të futbollit botëror në Artmotion, ky po që është edhe një tregim në vete sepse “ti e kërkon dhe Artmotion ty ta ofron, pa limit”.

Adresa më e pasur e sportit në shqiptari platforma e Juaj dhe e jonë Artmotion ju sjell ekskluzivisht bukurit dhe drithërimat e kampionateve elitare të futbollit evropian e botëror:

  • La Liga e Spanjës
  • Premiere League e Anglisë
  • Serie A e Italisë
  • Bundesliga e Gjermanisë
  • Ligue 1 e Francës
  • Superliga e Turqisë
  • kampionatet belge, skoceze, portugeze etj.

Sa i përket kupave më prestigjioze të futbollit evropian, ju mund të shikoni:

  • FA Cup dhe Carabao Cup të Anglisë
  • Copa del Rey e Spanjës
  • Coppa Italia
  • DFB Pokal e Gjermanisë
  • Kupa e Turqisë e shumë e shumë të tjera.

Nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik direkt dhe në komforin e shtëpive tuaja, Artmotion me 40 kanalet e veta sportive ju sjell kampionatet më prestigjioze në botë si: Primera Division e Argjentinës, Campeonato Brasileiro Serie A, Copa Libertadores, liga e kampionëve e Amerikës së Jugut si dhe garat e kupave të këtyre vendeve Copa Argentina dhe Copa de Brasil.

Gjithashtu, platforma më e pasur sportive në shqiptari Artmotion ju sjell edhe elitën e futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Major League Soccer (MLS).

 
Zemra e basketbollit në Shqiptari rrahë te vendi

Për basketboll çka themi tjetër veç se Artmotion është adresa ku rrah zemra e basketbollit jo vetëm në vendin tonë por në përgjithësi në shqiptari.

Me Artmotion basketbolli në vendin tonë përjetoj revolucion. Për pesë vite basketbolli kosovar i cili kishte përjetuar rënie të madhe, fal Artmotion u ngrit nga hiri sikurse feniksi. Fillimisht duke rikthyer ASISTIN programin e parë dhe ekskluzivë për basketboll në histori të mediumeve shqipe si dhe duke realizuar mbi 250 transmetime të basketbollit kosovar të gjitha ligave, Artmotion ka bërë atë që kurrë asnjë mediud apo platformë nuk e kishte bërë , duke transmetuar krejt ama bash krejt çka ka në bastbollin kosovarë dhe mbarëkombëtar shqiptar: Prince Caffe Superliga , Liga e Parë e Meshkujve, Superliga e Femrave, transmetimet e ndeshjeve të grupmoshave të reja e më vonë pas themelimit të ligës që bashkoi sportin shqiptar edhe transmetimet e Ligës Unike të Meshkujve dhe Femrave. Gjithashtu, në Artmotion është vendi ku transmetohen Kupat dhe Superkupat e Kosovës së bashku me Superkupat Mbarëkombëtare Shqiptare.Për më tepër, në Artmotion transmetohen edhe garat ndërkombëtare të klubeve kosovare në FIBA Champions League, FIBA Europe Cup, Balkan League dhe së fundmi edhe ENBL.

Artmotion është adresë edhe e basketbollit reprezentativ të Kosovës me transmetimet e të gjitha paraqitjeve ndërkombëtare të Përfaqësueses tonë A të meshkujve, femrave dhe grupmoshave të reja, madje duke transmetuar të gjitha kampionatet evropiane të rinjve që organizohen në Kosovë.

Numëro e numëro e nuk ka fund në vendin tonë por me kaq nuk përfundon basketbolli në Artmotion.

Kurrë më herët në histori të mediumeve shqiptare nuk ka pasur më shumë transmetime të NBA se sa nga momentin kur kjo gjithësi basketbollistike filloj të shikohet ekskluzivisht në Artmotion: minimum gjashtë ndeshje në javë, duke përfshirë netët speciale të NBA All Star Weekend dhe super-maratonat basketbollistike të Ditës së Krishtlindjeve kur çdo 25 Dhjetor vijnë nga 5-6 ndeshje dhe 14 orë basketboll pa ndërprerë dhe po ashtu maratona e MLK Day, të hënën e tretë të Janarit kur për nder të Martin Luther Kingut dhe veprës së tij NBA gjithashtu përgatit maratonë e atë në vendin tonë e transmeton kush tjetër veç se Artmotion.

Plus, elita e basketbollit evropian si Euroleague e ULEB 7 Days EuroCup, FIBA Champions League e FIBA Europe Cup dhe ABA Liga, kampionati rajonal më i fortë evropian, kampioni i së cilës direkt kualifikohet në Euroleague.

Për të mos harruar, Artmotion sjell edhe ligat më prestigjioze kombëtare si ACB spanjolle, Lega Basket Serie A, Superliga turke dhe ajo greke e shumë e shumë gara të tjera të Kupave dhe Superkupave. Që të gjitha këto dhe shumë më tepër, mund t’i shikoni në vendin ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë : Artmotion.

Numëro e numëro por… as kjo nuk është e tëra!

E dimë se është e pabesueshme por është e vërtet: ka ende, ka edhe shuuumë më shuuumë sport sepse ju thamë edhe në fillim se Artmotion është një kozmos i vërtet.

Artmotion sjell ekskluzivisht dramën dhe adrenalinën shpejtësisë së Formula 1,2 e 3 si dhe garat e Moto GP.

Shumë ngjarje tjera prestigjioze të auto-motosporteve në platformën tonë mund t’i shikoni edhe përmes kanaleve Eurosport dhe Arena Sport sikurse janë Rally Paris-Dakkar, WRC, Indycar e shumë e shumë gara tjera të shpejtësisë që transmetohen në kuadër të 40 kanaleve sportive në Artmotion.

Hendboll, volejboll, çiklizmi, snooker e shumë e shumë sporte tjera te ju vijnë përmes Eurosport në Artmotion ndërsa kur jemi te tenisi , tash e sa vite Wimbledon, turneu më prestigjioz në histori të këtij sporti, në gjuhën shqipe transmetohet ekskluzivisht në Artmotion.

Gjithsesi se në platformën tuaj dhe tonë, në 40 kanalet sportive transmetohen edhe Grand Slamat tjerë si Australian Open, Roland Garos dhe US Open por edhe shumë e shumë turne tjerë masters të ATP dhe WTA.

E-Gaming dhe sporti që po e pushton rininë gjithashtu vjen në Artmotion

BLAST CS GO gara e cila njihet si liga e kampionëve e lojës elektronike Counter-Strike: Global Offensive për herë të parë është transmetuar ekskluzivisht në Artmotion dhe kanali Sport 6 vazhdon të mbetet ekskluzivisht i dedikuar për këtë sport i cili ka me qindra miliona ndjekës në Botë dhe është shumë i popullarizuar edhe te ne .

Lojërat Olimpike dhe botërorët e shumë sporteve

Përmes 40 kanaleve të katër platformave tjera të inkorporuara në një (Artmotion) ju mund t’i shikoni edhe kampionatet evropiane e boptërore të shumë e shumë sporteve duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike Verore e Dimërore që komplet krekjt transmetohen në Eurosport 1 dhe 2.

Krenaria e shtetit tonë ekskluzivisht në Artmotion

Atë që përpara e keni ëndërru sot fal Artmotion jeni LIVE duke e shiku!

Me hyrjen e Artmotion në tregun e shqiptar, kudo që jeni në rruzullin tokësor keni mundësi t’i shikoni betejat e xhudisteve tona që lartësuan emrin e Kosovës më shumë se kush do tjetër duke fituar medaljet e arta olimpike, botërore e evropiane, me dhjeta në turnetë Grand Slam dhe Grand Prix kurse fal Artmotion, nga vitit 2018 të gjithë mund t’i shikojnë këto suksese direkt dhe me koment në gjuhën tonë të ëmbël shqipe.

Plus nga sportet luftarake ekzkluzivisht në Artmotion kemi shkuar transmetimet ekskluzive të kampionit të botës në boks, Robin Krasniqit por edhe shumë e shumë beteja të tjera të UFC, One Championship, Enfusion, kampionatet evropiane e botërore dhe numëro e numëro e s’ka fund , do të na duhej me javë për të përshkruar se çka krejt ka në këtë kozmos sportiv të quajtur Artmotion.