Njoftim për klientët mbi përditësimin e platformës televizive


Artmotion njofton të gjithë klientet e saj me qëllim të optimizimit të skemës programore dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, lista e kanaleve televizive do t’i nënshtrohet një procesi të rregullt përditësimi.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve dhe rishikimit të bashkëpunimeve tona subjektive, ju njoftojmë se kanalet e paketës CineStar nuk do të jenë më pjesë e platformës sonë transmetuese.

Artmotion mbetet e përkushtuar që t’ju ofrojë përvojën më të mirë televizive, duke punuar vazhdimisht në pasurimin e ofertës me përmbajtje të reja, ekskluzive dhe të larmishme që u përshtaten preferencave të të gjithë klientëve tanë.

Ky përditësim është pjesë e strategjisë sonë për të sjellë risi dhe për të siguruar që platforma jonë të mbetet destinacioni kryesor për argëtim dhe informacion.

Ju falënderojmë për besimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Add Comment