Sunny Hill Festival 2024: Artmotion – Sponsor Gjeneral
Sunny Hill Festival 2024: Artmotion – Sponsor Gjeneral me Përkushtim të Plotë
Festivali i shumëpritur Sunny Hill po rikthehet këtë vit, duke premtuar një përvojë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës dhe artit. Nga data 25 deri më 28 korrik, Prishtina do të jetë qendra e argëtimit dhe inovacionit, me një sërë aktivitetesh dhe surprizash të përgatitura me kujdes për të gjithë pjesëmarrësit.
Line-up i këtij viti përfshin emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare si Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy dhe Black Coffee, si dhe artistët vendorë të njohur si Regard, Yll Limani, Dafina Zeqiri dhe të tjerë. Pritet që kjo ngjarje e madhe muzikore të tërheqë mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
Artmotion – Sponsor Gjeneral me Një Përkushtim të Veçantë
Artmotion, ka njoftuar me krenari se do të jetë sponsor gjeneral i Festivalit Sunny Hill 2024. Përkushtimi i Artmotion ndaj këtij festivali përfshin mbështetje të plotë teknike dhe logjistike, duke siguruar që çdo moment i festivalit të jetë i paharueshëm.
Vip Stage , Chill Zone dhe Dhurata të Paharueshme
Artmotion ka përgatitur një hapësirë të veçantë për musafirët special te ftuar. Kjo hapesirë do të ofrojë një përvojë ekskluzive dhe të personalizuar për të gjithë ata që dëshirojnë të përjetojnë festivalin nga një perspektivë unike dhe e privilegjuar.
Një nga atraksionet kryesore të festivalit këtë vit do të jetë edhe “Chill Zone” e sponsorizuar nga Artmotion. Kjo hapësirë unike do të ofrojë një ambient të qetë dhe relaksues për të gjithë pjesëmarrësit, ku ata mund të pushojnë dhe të shijojnë momente të veçanta me ushqim dhe pije. Përveç kësaj, Artmotion ka përgatitur një sërë dhuratash dhe surprizash për vizitorët, duke e bërë përvojën e tyre në festival edhe më të veçantë.
Mbështetje e Plotë me Rrjet gjatë Gjithë Festivalit
Artmotion do të sigurojë mbulim të plotë të rrjetit gjatë gjithë festivalit, duke garantuar që të gjithë pjesëmarrësit të kenë qasje të pandërprerë në internet.
Ky angazhim i Artmotion do të lejojë që çdo moment i festivalit të ndahet në kohë reale me miqtë dhe familjen, si dhe të ndihmojë në krijimin e përvojave të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
Sunny Hill Festival 2024 pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit, dhe mbështetja e Artmotion si sponsor gjeneral do të luajë një rol kyç në suksesin e këtij festivali. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm për të ofruar përvojë të klasit të parë, Artmotion po siguron që çdo pjesëmarrës të ketë një përvojë të paharrueshme dhe të mbushur me argëtim.
Ju ftojmë të gjithë të bashkoheni me ne nga 25 deri më 28 korrik për të përjetuar magjinë e Sunny Hill Festival 2024 dhe për të shijuar çdo moment të përgatitur me kujdes nga Artmotion.